Familja e veprimtarit Haki Imeri ka reaguar me një deklaratë publike, duke shprehur mbështetje të fuqishme për kryeministrin Albin Kurti dhe duke kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani.
Në reagim thuhet se Kurti “nuk mund të mposhtet nga askush në Kosovë”, duke e cilësuar atë si një figurë që nuk ka përfituar nga lufta apo paqja. Sipas tyre, sulmet ndaj tij vijnë nga “të vetëquajtur komandantë, gjeneralë, portale dhe nëntoka mediatike”, por theksohet se ai “ka qytetarin dhe popullin”, gjë që, sipas familjes Imeri, e bën të pathyeshëm ndaj kundërshtarëve politikë.
Deklarata përmban edhe kritika ndaj kundërshtarëve të Kurtit, të cilët përshkruhen si “heronj të rremë” dhe “personazhe të trilluara”, që sipas tyre nuk kanë peshë reale politike.
Shkrimi i plotë:
Miq
-Ai nuk është profiter i luftës dhe i paqes.
-Prandaj sulmohet vazhdimisht..
-E shajnë të vetëquajturit komandantë ‘ gjenerale’.
-Por ai ka qytetarin. Ka popullin.
-Me ate e çan çdo rrethim. I hedh poshtë ata që fryhen kot.
-Sa i përket Vjosa Osmanit, nëse lexohet sot aktiviteti i saj , duket qartë që shpërbërjen e parlamentit e kërkoi për pushtetin e saj.
-Kjo shihet në fushatën që po bën derë më derë. Fshat më fshat.
-Një politikane që rrezikoi vendin për karrigen e saj, nuk duhet të jetë në skenë politike..
-Ajo po ‘ledhatohet’ me të njëjtët që e mashtruan këtë popull për më shumë se dy dekada.
-Ajo nuk e ndihmon LDK-në. Aq më pak Kosovën. Ka një histori përçarjeje dhe po e vazhdon atë rrugë.
-Qytetari i njeh kalkulime e saj personale. Qytatari ka nevojë për drejtim të pastër..
-Prandaj, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla janë zgjedhja më e duhur.
-Jo vetëm sot.
-Por për shumë vite që vijnë..



Të tjera
Pse duhet të hani një lugë mjaltë çdo natë para gjumit
Nis peticioni për përfshirjen e Murat Jasharit në garën për president
Lumir Abdixhiku propozon emër për president