Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci ka reaguar në Facebook duke kritikuar opozitën për, siç thotë ajo, dy refuzime të njëpasnjëshme brenda një dite në Kuvendin e Kosovës.
Sipas saj, para fillimit të seancës plenare, opozita ka refuzuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje që vetë të propozojë tre kandidatë për President. Nagavci thekson se, ndonëse opozita shpesh akuzon LVV-në për përqendrim të pushtetit, në momentin kur iu dha mundësia për të propozuar kandidatë, ajo nuk e pranoi.
Ajo ka përmendur gjithashtu edhe votimin kundër shqyrtimit në seancë plenare të rishikimit të buxhetit, i cili, sipas saj, do të mundësonte financimin e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0 në vlerë prej 200 milionë eurosh. Kjo pako, siç thotë Nagavci, do të ishte një mbështetje konkrete për familjet në kushte të vështira ekonomike.
Postim i plotë:
Madje po sot, opozita votoi edhe kundër trajtimit në seancë plenare të rishikimit të buxhetit. Një rishikim që do të mundësonte financimin e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, në vlerë prej 200 milionë euro. Një ndihmë konkrete për familjet, që u refuzua. Çdo ditë flasin për çmimet e larta. Por kur vjen momenti për të ndihmuar familjet, nuk e votojnë.
Në të dy rastet, e njëjta sjellje refuzim, pa asnjë alternativë.
Kjo qasje na çon drejt zgjedhjeve të panevojshme. Zgjedhje që kushtojnë rreth 10 milionë euro. Si dhe i lë qytetarët pa mbështetje financiare. Para që duhet të shkonin për qytetarë.
Refuzim pas refuzimi, pa asnjë zgjidhje. Një gjë është e sigurt zgjedhjet e reja janë edhe të panevojshme edhe të shmangshme.



Të tjera
Pse duhet të hani një lugë mjaltë çdo natë para gjumit
Nis peticioni për përfshirjen e Murat Jasharit në garën për president
Lumir Abdixhiku propozon emër për president