Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Rozeta Hajdari ka folur për pakon mbështetëse prej 200 milionë eurosh të paralajmëruar nga kryeministri Albin Kurti, duke thënë se si pushtet e kanë në fokus qytetarin.
Hajdari në një intervistë për Ekonomia Online, tha se me ofrimin e një sërë projektligjesh dhe paketave përkrahëse po mundohen që të ndihmojë qytetarët në kohë inflacioni.
“Një zhvillim të qëndrueshëm duke pasur në vëmendje qytetarin, por në vëmendje edhe konkurencën e drejtë, rritjen e ndërmarrësisë në kushte të ambientit të shëndoshë e jo në një treg, i cili dominon ose ka dominancë nga disa akterë të caktuar por jo treg i barabartë për të gjithë, me rregull të barabarta e kam fjalën, ne jemi të lumtur që në mandatin e qeverisjes nga Vetëvendosja po rritet besimi në ambientin për të bërë biznes, ndërmarrësit janë shumë falënderues që kemi shtyer në mandatin tim 22 ligje dhe 59 akte nënligjore por edhe strategji të para për zhvillim industrial, për zhvillim të turizmit, për zhvillim të investimeve, për zhvillim të ndërmarrësisë, inovacionit që tashmë po vjen veçse projektligji për shqyrtim në komision dhe kështu ecim përpara duke ndërtuar sistemin, duke ndërtuar politikat e shëndosha, duke ndërtuar legjislacionin në harmoni me direktivat e Bashkimit Evropian dhe duke ndërtuar plane zbatuese për përkrahjen e ndërmarrësit, përkrahjen e qytetarit dhe për forcimin e shtetit tonë të Republikës së Kosovës”, tha Hajdari për EO.
Mocioni mori 57 vota për, 48 ishin kundër.
Pushteti dhe Qeveria thanë se rishikimi parasheh pakon mbështetëse për qytetarët derisa opozita kundërshtoi procedurat e ngutura./EO/



Të tjera
Probleme me alergjinë ndaj polenit? Këto janë ushqimet që duhet t’i shmangni
Rrahmani rinovon me Napolin, rritje e ndjeshme page
Peticioni për Murat Jasharin për president mbledh mbi 1,200 nënshkrime