Real Madrid po përgatitet për disa largime gjatë afatit kalimtar të verës, teksa synon të nisë një epokë të re në “Santiago Bernabéu”. David Alaba dhe Dani Ceballos pritet të largohen me siguri, ndërsa ka pikëpyetje për të ardhmen e Dani Carvajal, Antonio Rüdiger dhe Eduardo Camavinga.
Një tjetër lojtar që mund të largohet gjatë verës është Endrick Felipe. Adoleshenti ka shkëlqyer që nga kalimi në formë huazimi te Olympique Lyonnais në janar dhe, ndonëse Real Madridi është i gatshëm ta rikthejë në verë, ekziston mundësia që një transferim i përhershëm të ndodhë para fillimit të sezonit 2026-27.
Sipas CaughtOffside, Arsenal FC po pozicionohet për të bërë një lëvizje për Endrickun, të cilin e dëshiron si sulmuesin e ri. Interesimi është ende në fazë fillestare, por nëse marrin sinjale pozitive nga lojtari ose nga Real Madridi, londinezët janë të gatshëm të veprojnë shpejt për ta transferuar.
Real Madridi dhe Arsenali kanë marrëdhënie të mira në nivel institucional, duke kujtuar transferimin e Martin Ødegaard drejt klubit anglez. Nëse hapet dera për largimin e Endrickut, Arsenali do të ishte në një pozitë të favorshme për të arritur marrëveshjen.
Megjithatë, në këtë moment Real Madridi nuk ka plane ta lejojë largimin e tij. Klubi është shumë i kënaqur me progresin që ai ka bërë te Lyoni dhe e sheh si pjesë kyçe të skuadrës për sezonin 2026-27, pavarësisht se kush do të jetë trajner.
Po ashtu, edhe vetë lojtari brazilian është i vendosur të rikthehet në “Bernabéu” dhe të ketë sukses me fanellën e Real Madridit, çka do të thotë se Arsenali do të duhet të presë nëse dëshiron të ketë ndonjë shans për ta transferuar.



Të tjera
U.d. Presidentja shpreh solidaritet me SHBA-në pas sulmit në Uashington
Këto çajra ju qetësojnë dhimbjet e barkut
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 milionë euro