Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qëndruar në Mejë me rastin e 27-vjetorit të masakrës, atje ku 376 shqiptarë u vranë e u masakruan nga forcat serbe.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se më 27 prill 1999, forcat serbe kryen njërën ndër masakrat më të mëdha në Kosovë, duke ekzekutuar mizorisht motra e vëllezër shqiptarë të pafajshëm, të dy besimeve fetare.
Ai shton se shumë prej tyre, edhe sot, mbeten të pagjetur, ndërsa thotë se plagët e luftës nuk mbyllen pa ndriçimin e fatit të tyre.
“Sot, kur Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve, nderuam kujtimin për martirët e masakrës së Mejës dhe për dëshmorët e martirët e Skivjanit dhe dëshmorët e Prejlepit. Në përvjetorin e rënies së bashkëluftëtarëve të mi, Edmond Dabiqaj, Sadri Latifaj dhe Haxhi Tolaj, nderojmë sot kontributin e fshatit Prejlep në Luftën Çlirimtare, Dëshmorët e Martirët që ia fali lirisë”.


Të tjera
Çmenduri: Antony Joshua rikthehet në ring, do të përballet me shqiptarin Kristian Prenga
Gjërat që duhet të bëni menjëherë nëse sulmoheni nga një qen
Para skadimit të afatit, Halilaj zbërthen propozimin e LVV-së dhe qëndrimet refuzuese të opozitës