Sakrifica e Nënës Ferdonije Qerkezi nga Gjakova është e madhe, andaj asaj sot iu realizua një mural.
Një pjesë e Ulpianës në Prishtinë, tashmë mban peshën e saj dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është figura e saj.
Ky mural u përurua të hënën, ku u vlerësua që kujtesa kolektive ka rol të rëndësishëm në ndërtimin e një shoqërie të drejtë.
Kështu u shpreh Marigona Shabiu nga organizata “Youth Initiative for Humans Rights of Kosovo”.
“Sot nuk jemi këtu për të zbuluar një mural, jemi këtu për të kujtuar dhe riafirmuar se pse kujtesa kolektive ka rëndësi në ndërtimin e një shoqërie të drejtë, paqësore dhe të përgjegjshme. Në Ditën e Personave të Zhdukur në Kosovë ndalemi për të reflektuar për mbi 1500 persona që vazhdojnë të mungojnë dhe familjet e tyre që prej dy dekadave jetojnë pa siguri dhe pa përgjigje. Zhdukja më dhunë nuk është vetëm një tragjedi njerëzore, është një krim i rëndë sipas të drejtës ndërkombëtare”, tha Shabiu.
Shabiu shtoi se gjatë dy dekadave të fundit, procesi i zbardhjes së fatit të të zhdukurve është karakterizuar me vonesa, mungesë transparence dhe vullnet të pamjaftueshëm politik. Sipas tij, kjo situatë nuk duhet të normalizohet dhe të pranohet si e pandryshueshme.
Gara: Përmes këtij murali ne ndërtojmë një kujtesë që duhet t’iu përcjellet brezave
E nëna Ferdonije falënderoi të gjithë ata që e kanë përkrahur ndër vite.
Qerkezi: Faleminderit për muralin që ma keni bërë
“Faleminderit për vizitat që m’i keni bërë edhe populli që po më përkrah. Faleminderit edhe për muralin që ma keni bërë dhe familjen që s’po ma harroni”, tha Qerkezi.
Murati: Është kujtesë dhe një akt nderimi për një dhimbje aq të madhe për shoqërinë tonë
“Kjo vepër është pikturuar në nder të 27 Prillit, Ditës së të Pagjeturve, si një kujtesë dhe një akt nderimi për një dhimbje aq të madhe për shoqërinë tonë. Përmes figurës së nënës Ferdonije, kjo vepër nuk i kushtohet vetëm kësaj gruaje aq të fortë por të gjithë familjeve që vazhdojnë të jetojnë më dhimbje dhe mungesë”, tha Murati.


Të tjera
Antony Joshua rikthehet në ring, do të përballet me shqiptarin Kristian Prenga
Zvicra lanson programin 2026–2029 për Kosovën me 70 milionë euro
Rusia vendos në “listën e zezë” zyrtarët e BE-së si përgjigje ndaj paketës së 20-të të sanksioneve