Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se çështja e Presidentit konsiderohet si “temë e mbyllur” për PDK-në.
Ai tha nga holli i Kuvendit se kanë dhënë opsione për të bërë zgjidhje si marrëveshje gjithpërfshirëse politike dhe se kjo s’është marrë parasysh.
“Kemi qenë të gatshëm për emër konsensual, kemi bërë propozimin tonë – nuk është marrë seriozisht në konsideratë”, tha ai.
Hamza tha se ka “mungesë serioziteti” në mënyrën se si Lëvizja Vetëvendosje po e trajton këtë çështje.
“Ne kemi ardhë në përfundim, dhe në kuadër të Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, kjo temë konsiderohet si temë e mbyllur dhe e përmbyllur. I urojmë sukses në zgjedhjen e Presidentit me 98 deputetë tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha ai.
“Deri tash i kemi zyrtarisht dy kandidatë. Kanë deklaruar që nuk do të ketë kandidatë politikë. Të dy kandidatët janë në fakt nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha Hamza.
I pyetur për emrin e Vjosa Osmanit, ai tha se ajo mund të rizgjidhej Presidente me votat e LVV-së dhe LDK-së, “ndoshta edhe të deputetëve tjerë”.
Prapë është situatë hipotetike, por po përgjigjem. Po që se LDK-ja e sjell Vjosa Osmanin dhe zonja Osmani është kandidate për Presidente, mund të zgjidhet me votat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndoshta edhe deputetëve tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.



Të tjera
10 karakteristikat e njerëzve vërtet të pjekur
Konjufca dhe Mulhaxha-Kollçaku tërhiqen nga kandidatura për presiden
Qeveria miraton disa vendime në mbledhjen e 15-të elektronike