Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke mbajtur një fjalim të gjatë në Kuvendin e Kosovës.
Ai po akuzon opozitën për bllokadë, duke thënë se PDK dhe LDK nuk sollën asnjë emër unifikues për President.
Kurti tha se në rrjete sociale po propozohen emra partiake.
LDK-ja ka thënë se nëse LVV i ka 66 vota mund ta propozojnë Vjosa Osmanin për presidente.
“Nuk patëm asnjë emër, asnjë emër zyrtarisht nuk na ka sjellë as PDK as LDK, as privatisht as publikisht. Nëse arsyeja do ishte mosbesimi i Vetëvendosjes si partner, atëherë Presidenti i zgjedhur nga opozita do të zgjidhte çdo dyshim. Kanë mundur të sjellin tre emra dhe të na testojnë, por s’kanë qenë të interesuar e nuk kanë qenë asnjëherë”.


Të tjera
10 karakteristikat e njerëzve vërtet të pjekur
Konjufca dhe Mulhaxha-Kollçaku tërhiqen nga kandidatura për presiden
Qeveria miraton disa vendime në mbledhjen e 15-të elektronike