Seanca për zgjedhjen e presidentit do të vazhdojë sonte në ora 23:00.
Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e Jashtëzakonshme plenare, ku në rend dite është zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se është e detyruar që edhe këtë seancë ta ndërpresë këtu dhe u bëri thirrje që në orën 23:00 të vijnë sërish në seancë plenare. “Ju kërkoj ndjesë për këtë, por po përpiqem maksimalisht që të gjejmë hapësirë edhe brenda këtyre orëve që vendit t’i japim presidentin me mandat 5 vjeçar”, tha ajo.



Të tjera
Vasfije Krasniqi-Goodman: Për mua nuk do të ketë qetësi shpirtërore, pa pasur drejtësi
Qalaj pret kreun e ARKEP-it, në fokus bartshmëria e numrave telefonikë
ZKA gjen parregullsi në Mitrovicën e Veriut, komuna humbi mbi 25 mijë euro të hyra