Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se ka bërë përpjekjet maksimale për të përmbyllur me sukses përzgjedhjen e presidentit.
“Përkundër kësaj, jam përballur me akuza, kinse po bëj puç institucional, por krejt kjo është bërë për të bërë tension e të cenohej integriteti i institucioneve të vendit” ka thënë Haxhiu përpara deputetëve të pranishëm në Kuvend – vetëm ata të mazhorancës.
Ajo tha se me shumë gjasë, kjo është seanca e fundit e kësaj legjislature.
“Po presim edhe pak minuta” tha ajo, duke shpresuar në prezencën e opozitës, që paraprakisht bëri me dije se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë.
Kujtojmë se në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit. Në këto rrethana, Kuvendi duhet të shpërndahet dhe vendit t’i hapet rruga për zgjedhje të reja.
The post Haxhiu: Kjo rrugë e nisur mbar, nuk e meritonte të ndërpritej appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Brokoli duhet të konsumohet sa më shumë nga fëmijët
Rregulli i takimit 3-minutësh prind-fëmijë
Dështon zgjedhja e presidentit – Kosova në zgjedhje të parakohshme