E propozuara si kandidate për presidente nga Lëvizja Vetëvendosje, Feride Rushiti ka dalë në konferencë për media së bashku me Albin Kurtin, pasi nuk pati kuorum për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Ajo ka thënë se kandidatura e saj nuk ishte për pushtet, por kishte qëllim të ofronte stabilitet.
“Dua të ju njoftojë se kam pranuar propozimin për kandidate për presidente të vendit me bindjen se jam një figurë e cila është unifikuese përfaqëson shoqërinë civile dhe mund ta ndihmojë vendit të kaloj ngërçit aktual politik, njëkohësisht ta nisë dialogun mes partive politike. Kërkesa për presidente ka ardh nga shumë qytetarë, nga anëtarë të shoqërisë civile, nga të mbijetuarit e dhunës seksuale, viktimat e luftës, e së fundmit nga partnerët ndërkombëtarë.”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se ka shpresuar se figura e saj do të gjente përkrahje nga partitë politike.
“Gjithmonë e kam pasur një parim bazë, i kam mbrojtur interesat e qytetarëve e kategorive më të dëmtuara nga shoqëria jonë, vetëm e vetëm që kauzën që unë e kam përfaqësuar me çu përpara. Por, gjithmonë kam besuar që edhe liderët politikë kur vendi ndodhet përball sfidave të tilla duhet të jenë të gatshëm ta tejkalojnë vetveten, pozicionet e tyre dhe interesat e ngushta për hirë të qytetarëve dhe për hir të vendit”, ka thënë Rushiti.



Të tjera
Nga dehidratimi deri tek mishi i kuq, faktorët që mund të shtojnë rrudhat në lëkurën tuaj
Çitaku: Kurti tejkaloi kompetencat dhe cenoi rendin kushtetues
Pacolli: Po përgatitemi për një mandat edhe më të fuqishëm