Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas dështimit të zgjedhjes së presidentit, ku si pasojë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Ajo në një adresim përmes një video të publikuar në Facebook ka thënë se mbrëmë për Kosovën ka qenë një natë e rëndë.
Osmani ka thënë se koha e urrejtjes dhe propagandës duhet të ndalen, duke u bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në “misionin” për mbrojte të së vërtetës e dashurisë ndaj vendit.
“Ka ardhur momenti që të jam dashni dhe vetëm dashni për vendin tonë. Mjaftë më me propagandë, urrejtje, përçarje, mjaftë më mbjellje të frikës. Aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë, e aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtete. Ju ftoj të bashkoheni në këtë mision, sepse rrugët që mbyllën nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli”, ka thënë Osmani.
Osmani ka paralajmëruar se do të vazhdojë aktivitetin e saj politik pas përfundimit të mandatit si presidente. Ndonëse deri tash nuk e ka bërë të qartë rrugëtimin e saj, ajo është përfolur se mund të rikthehet në LDK. Nga kjo parti nuk e kanë përjashtuar si mundësi, ndonëse ka figura që e kundërshtojnë.
LDK nuk e kishte përjashtuar si opsion që ta propozojë edhe për presidente gjatë diskutimeve me LVV-në për këtë çështje. Osmani ishte themeluese e Listës Guxo, e cila që nga viti 2020 është në koalicion qeverisës me LVV-në, e cila tash udhëhiqet nga Donika Gërvalla e Faton Peci



Të tjera
Arsenali luan për finalen e parë pas 20 vjetësh
Çfarë të hani për ngritje humori
Grupi i dytë më i madh në Parlamentin Evropian proteston dhe kërkon pezullimin e paktit BE-Izrael