Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Qendra Klinike Universitare e Kosovës është realizuar me sukses një ndërhyrje e avancuar kirurgjikale, ku një pacienti i është hequr plumbi nga mushkëria përmes një metode moderne minimale invazive.
Bëhet fjalë për një pacient rreth 28 vjeç, i cili kishte mbetur i plagosur para 10 muajsh, ndërsa plumbi kishte mbetur në lobin e poshtëm të mushkërisë së majtë.
Ekipi mjekësor ka ndërhyrë duke përdorur teknikën bashkëkohore VATS-Uniportal, e cila mundëson trajtim më të sigurt dhe rikuperim më të shpejtë.
Sipas njoftimit të QKUK-së operacioni është kryer me sukses të plotë, duke shmangur komplikacionet e mundshme dhe duke ruajtur funksionin normal të mushkërisë. Pacienti aktualisht është në gjendje të mirë dhe po vazhdon procesin e rikuperimit pas ndërhyrjes./teve1.info/



Të tjera
Arsenali luan për finalen e parë pas 20 vjetësh
Çfarë të hani për ngritje humori
Grupi i dytë më i madh në Parlamentin Evropian proteston dhe kërkon pezullimin e paktit BE-Izrael