Detroit Pistons kanë realizuar një përmbysje historike, duke u bërë skuadra e 15-të në NBA që fiton serinë pasi ishte në disavantazh 3-1. Nën udhëheqjen e Cade Cunningham (32 pikë), Pistons mposhtën Orlando Magic 116-94 në ndeshjen e 7-të. Rezistenca e Paolo Banchero-s (38 pikë) nuk mjaftoi përballë furisë së Detroitit në pjesën e dytë.
Në anën tjetër të shortit, Cleveland Cavaliers siguruan vendin e tyre në gjysmëfinale pas një fitoreje të fortë 114-102 kundër Toronto Raptors. Edhe pse Toronto luftoi deri në fund dhe e dërgoi serinë në kufijtë ekstrem, Cleveland shfrytëzoi përvojën e Donovan Mitchell dhe forcën nën kosh për të mbyllur serinë 4-3. Raptors largohen me kokën lart pas një sezoni ku tejkaluan të gjitha parashikimet, por janë Cavaliers ata që vazhdojnë ëndrrën, teksa përgatitet për një duel “zjarr” kundër Pistons në gjysmëfinalet e Lindjes.
Tani që “pluhuri” i raundit të parë ka rënë pas surprizave të mëdha, rruga drejt titullit vazhdon me duele titanësh në të dyja konferencat.
Këto janë çiftet që do të përballen për një vend në finalet e konferencave:
Konferenca e Lindjes:
Detroit Pistons vs. Cleveland Cavaliers
New York Knicks vs. Philadephia 76ers
Konferenca e Perëndimit:
Oklahoma City Thunder vs. Los Angeles Lakers
San Antonio Spurs vs. Minnesota Timberwolves



Të tjera
Kurti takoi Zelenskyn në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian
Mënyra e të ushqyerit, ndikimi në shfaqjen e hershme të depresionit
Thaçi nga Haga: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar