Fëmijët e nënave të rrepta, perfeksioniste mund të kenë probleme me alkoolin në jetën e mëvonshme, sugjeron një studim.
Studiuesit zbuluan se studentët që ishin rritur me nëna autoritare – por jo baballarë – kishin më shumë të ngjarë të ishin perfeksionistë.
Kjo kontribuoi në nivele më të larta të depresionit, dhe nga ana tjetër, motive më të forta të vetë-mjekimit, si dhe probleme me konsumimin e alkoolit.
Prindërit autoritarë përshkruhen si zbatues të rregullave të rrepta të nxitura nga shmangia dhe ndëshkimi si dhe mungesa e ngrohtësisë.
Studimi është realizuar nga Universiteti Shtetëror i Arizonës me 419 studentë që ishin 20 vjeç, mesatarisht.
Autorja dhe profesorja Julie Patock-Peckham, tha se disa studentë të saj ishin të obsesionuar për mënyrën sesi i shikonin të tjerët deri në masën ku frikoheshin nga reagimet në lidhje me shkrimet e tyre.
“Këta studentë dukej se po përdorin alkool për të përballuar hallet e jetës së tyre në një shkallë më të madhe sesa studentët që ishin më rehat me dhe nuk brengoseshin për të qenë perfektë tërë kohën”.



Të tjera
Shenjat që tregojnë se lidhja juaj po përfundon
Fillon rigjykimi në mungesë ndaj të akuzuarit për krime lufte, Çedomir Aksiq
Maratona e Palestinës rikthehet pas 2 vitesh ndërprerje për shkak të luftës në Gaza