Real Madrid pritet të jetë pa dy nga lojtarët kryesorë në përballjen e madhe ndaj Barcelonës, pasi Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni nuk do të luajnë në El Clásico, sipas raportimeve të The Athletic.
Kjo vjen pas përplasjes fizike mes dyshes në dhomat e zhveshjes, shkruan Gazeta Express.
Sipas raportimeve, Tchouameni e ka goditur Valverden, duke e lënë pa ndjenja dhe me lëndim në kokë.
Real Madridi dje njoftoi se do të marrë masa disiplinore ndaj të dyve, teksa raportohet se me njërin nga ta pritet të ndahet në verë.



Të tjera
“Gjithçka filloi në tetor”, Marca vjen me detaje rreth krizës që po ndodh në Real Madrid
Alarm te Kanada – Alphonso Davies pëson sërish lëndim, mbyll sezonin
Limaj letër Hamzës që Nisma të jetë në listën e PDK-së në zgjedhje