Google nuk do të transmetojë më një reklamë olimpike, ku shfaqet një fëmijë që përdor inteligjencën artificiale për t’i shkruar një letër një fansi.
Google është duke hequr gradualisht një reklamë të Lojërave Olimpike për chatbotin e saj Gemini me inteligjencë artificiale, pasi tërhoqi kritika të gjera për shfaqjen e një babai duke përdorur inteligjencën artificiale për të ndihmuar vajzën e tij t’i shkruante një letër atletit të saj të preferuar.
Një zëdhënës i Google, tha për CNBC se ndërsa reklama u testua shumë përpara se të transmetohej, “duke pasur parasysh reagimet, ne kemi vendosur ta heqim reklamën nga rotacioni ynë në Lojërat Olimpike”.
Zëdhënësi shtoi se qëllimi i reklamës ishte të krijonte një histori autentike që do të festonte Team USA.
“Ne besojmë se inteligjenca artificiale mund të jetë një mjet i shkëlqyer për rritjen e krijimtarisë njerëzore, por nuk mund ta zëvendësojë kurrë atë”, shtuan ata. /Telegrafi/



Të tjera
Numri i vogël i prokurorëve përballë fluksit të madh të lëndëve (Video)
Kurti kujton Fehmi Aganin në përvjetorin e vrasjes së tij
Dhëmbët, ç’duhet të bëjmë për të mos humbur smaltin