Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka dekretuar një sërë ligjesh që, sipas saj, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe në forcimin institucional të shtetit.
Në një postim në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se ligjet e dekretuara lidhen me fusha kyçe si banimi social dhe i përballueshëm, kujdesi shëndetësor, shtetësia, shërbimet e pagesave, resurset ujore si dhe maturën shtetërore.
Ajo po ashtu ka theksuar se ka dekretuar edhe ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes, si dhe ligjin për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
“Kam dekretuar shpalljen e një sërë ligjesh të rëndësishme për qytetarët dhe për Republikën.
Disa prej tyre lidhen drejtpërdrejt me jetën e përditshme, me banimin social dhe të përballueshëm, kujdesin shëndetësor, shtetësinë, shërbimet e pagesave, resurset ujore dhe maturën shtetërore.
Po ashtu, kam dekretuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes, ligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, si dhe ligjet që lidhen me marrëveshjet financiare me Bashkimin Evropian dhe Agjencinë Franceze për Zhvillim.
Ligjet marrin peshë kur shndërrohen në shërbim për qytetarin dhe në forcim të Republikë”, ka njoftuar Haxhiu.



Të tjera
E konfirmon Fabrizio Romano: Real Madridi nis kontaktet me Jose Mourinhon
Merret vendimi për të dyshuarit për korrupsion
Triera Kasumi-Berisha emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë