Triera Kasumi-Berisha emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë

Triera Kasumi-Berisha emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Triera Kasumi-Berisha në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Ekonomisë, transmeton KosovaPost.

Emërimi u bë të premten, më 8 maj 2026, në Prishtinë.

“Kryeministri në detyrë Kurti e uroi znj. Kasumi-Berisha për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thhet në njoftimin zyrtar.