Dënohen me burgim dy bujq që mashtruan me subvencione

Merret vendimi për të dyshuarit për korrupsion

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njofmetkntuar se Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve me inicialet N.K., N.R., Sh.S., H.M., H.M., V.G. dhe A.P, transmeton KosovaPost.

Sipas njoftimit të gjykatës, të dyshuarit ngarkohen për veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Dhënia e ryshfetit”, si dhe “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të dhënies së ryshfetit”.

Pas dëgjimit të palëve dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për paraburgim dhe ndaj të pandehurve ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Masa e arrestit shtëpiak është caktuar për një periudhë prej një muaji për secilin nga të pandehurit, duke filluar nga 6 maji 2026 deri më 5 qershor 2026.

Gjatë kohëzgjatjes së kësaj mase, të pandehurit nuk lejohen të largohen nga vendbanimet e tyre, përveç rasteve kur kjo autorizohet nga gjykata si e domosdoshme. Gjykata ka bërë të ditur se ndaj tyre mund të caktohet masa e paraburgimit nëse largohen nga vendbanimi pa leje paraprake.

Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese ndaj këtij aktvendimi në Gjykata e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.