Kryetari i partisë Guxo, Faton Peci, iu ka reaguar të gjithë atyre që thonin se kjo parti ishte shuar, përcjell KosovaPost.
Duke shpërndarë pamje nga takimi i strukturës së Guxo-s në Mitrovicë, Peci deklaron se së shpejti do të mblidhet shtabi zgjedhor i kësaj partie.
“Që pesë vjet, në studiot televizive flitet se si partia Guxo nuk ekziston. Tash, në prag të zgjedhjeve nacionale, na paskan shpallur se jemi shuar si parti! Për koincidencë, unë jam në takim të zgjeruar me strukturat e partisë “Guxo” në Mitrovicë. Besoj që, të gjithë ata që e shohin këtë përbërje të Guxo-s në Mitrovicë mund të thonë se… sikur të mos ishte duartrokitja, mund të thoshin se është e realizuar me AI. Këtu e kemi strukturën e Guxo-s, e bashkë me të shumë shpejt edhe shtabin zgjedhor. Tung e bëfshi nga Guxo-ja në Mitrovicë” tha Peci, në video-adresimin e tij.
Në zgjedhjet e 7 qershorit, Guxo hyn në garë në koalicion me LVV-në, Alternativën dhe PSHD-në.



Të tjera
Abdixhiku: Do t’i bashkoj të gjithë në LDK, edhe ata që u larguan, edhe ata që heshtën
Ibishi: Pas “Brigadës së Veriut” që kërcënoi Kurtin qëndrojnë inteligjencat serbe dhe ruse
5 probleme shëndetësore që ju pengojnë të bini nga pesha