Sot zhvillohen dy ndeshje interesante të javës së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll, ku mund të vuloset edhe kampioni i këtij sezoni.
Vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Gjilanit, ku përballen dy skuadrat pretendente për titull, Drita dhe Ballkani.
“Intelektualët” kryesojnë tabelën me 63 pikë, tetë më shumë se skuadra suharekase, dhe me një fitore do ta siguronin edhe matematikisht titullin e kampionit.
Ndeshja tjetër e kësaj jave zhvillohet mes Drenicës dhe Gjilanit.
Skuadra nga Skenderaj renditet në vendin e shtatë me 41 pikë, ndërsa Gjilani në vendin e pestë me 45 pikë.
Të dy ndeshjet nisin nga ora 16:00.




Të tjera
Rëndësia e të qenit të papërsosur
PSG kërkon të përfitojë nga “lufta civile” në Madrid
Reshitaj: Albin Kurti nuk e ka dashur presidente Vjosa Osmanin