Ish-deputetja Albena Reshitaj ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk e ka dashur Vjosa Osmanin si presidente të Republikës së Kosovës.
Reshitaj, e ftuar në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se gjatë gjithë periudhës së procesit të zgjedhjes së presidentes kishte besuar se ekzistonin strategji politike që do ta çonin procesin drejt një përfundimi pozitiv për Osmanin, por sipas saj epilogu rezultoi zhgënjyes.
“Por, ky epilog ishte shumë zhgënjyes jo vetëm për mua por për të gjithë qytetarët e Kosovës. Në bazë të gjithë analizës dhe në bazë të asaj që kemi parë e diskutuar me partnerin tonë në koalicion, Lëvizjen Vetëvendosje, për hir të të gjithë sakrificës së atyre që kanë dhënë shumë për Kosovën, unë dua sot të jem shumë e sinqertë dhe të them se Albin Kurti është ai që nuk e ka dashur presidente, Vjosa Osmanin”, u shpreh Reshitaj.



Të tjera
Arbeloa: Krenar me klubin për reagimin dhe me Valverden dhe Tchouamenin që kërkuan falje
Haxhiu: Opozita bllokoi shtetin
Kurti pasi u nominua për kryeministër: Është detyrim historik, këtë detyrë do ta përmbushim e s’na ndalë dot askush