Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim përpara Këshillit të partisë, pasi u rikandidua për kryeministër.
Pasi Haxhiu propozoi emrin e tij në krye të listës për zgjedhjet e 7 qershorit, unanimisht ky kandidim u aprovua nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm.
Përpara të pranishmëve, Kurti përmendi arritjet e viteve të fundit në qeveri, duke u fokusuar në shtesat, shtrirjen e sovranitetit në veri dhe luftimin e propagandës serbe.
Ai po ashtu vlerësoi se nuk ishte e nevojshme që të shkohej në zgjedhje.
“Shkurt-dhjetor u rritëm prej 10 %, nëse rritemi kaq deri në qershor, do të mund t’i prekim edhe 60 %. Nëse punojmë ashtu siç dimë, me sinqeritet, kjo është e mundur. Sa herë po na bllokojnë, ne po rritemi e ata po marrin përgjigje nga populli”, ka thënë Kurti.
“Në s’kishim nevojë për zgjedhje të reja kaq shpejt. Duket se një strateg që drejton nga hija veprimet opozitare, mendon që zgjedhjet janë të domosdoshme. Kjo po ndodh meqë përballë nesh ka një opozitë që e ka kuptuar se s’mund ta mposhtë popullin, prandaj po e bllokojnë shtetin”, shtoi ai.



Të tjera
Kurti: Opozita vepron nga frika, bllokon çdo vendim dhe bashkohet kundër qeverisjes sonë
Gjestet dhe frazat që kanë më shumë vlerë se një “të dua”
Tchouameni luan në El Classico nesër