Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, zyrtarët korrektues, kanë realizuar një operacion të gjerë bastisjeje me qëllim parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe rritjen e sigurisë brenda institucionit.
Gjatë operacionit janë kontrolluar të gjitha hapësirat e brendshme, përfshirë dhomat e të burgosurve, si dhe hapësirat e jashtme, salla e sportit dhe ambientet e tjera përcjellëse.
Në aksion kanë marrë pjesë edhe zyrtarë korrektues nga institucione të tjera, si dhe njësiti special K9.
Pas përfundimit të bastisjes nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm. Gjatë kontrollit janë larguar sende të tepërta nga dhomat e të burgosurve dhe hapësirat e përbashkëta.
Shërbimi Korrektues i Kosovës falënderon të burgosurit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë këtij aksioni, i cili ka për synim ruajtjen e sigurisë dhe krijimin e një ambienti korrektues të qetë dhe të sigurt.



Të tjera
Zvicra fiton pas penalltive dhe shkruan historinë, në çerekfinale e pret Argjentina
Farat me fuqi shëruese…
Ushqimet natyrale që ju ndihmojnë në pastrimin e mushkërive