Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka votuar unanimisht propozimin që Vjosa Osmani t’i prijë listës së kësaj partie në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, si dhe të jetë kandidate për presidente, raporton GazetaBlic.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes deklaroi se vendimi është marrë “në unanimitet të plotë”, duke e cilësuar këtë si momentum historik për partinë.
Megjithatë, në mbledhjen ku u formalizua kthimi politik i Osmanit në LDK, nuk kanë marrë pjesë disa prej figurave të rëndësishme të kësaj partie.
Në Këshillin e Përgjithshëm, siç mëson GazetaBlic, nuk ishin të pranishëm figura si, Rrezarta Krasniqi, Avdullah Hoti, Driton Selmanaj, Arben Gashi, Hykmete Bajrami, Imri Ahmeti, Gazmend Muhaxheri dhe Vlora Dumoshi.
Por pas kësaj mbledhje reagoi ish-kryeministri Avdullah Hoti, ku theksoi se LDK mbetet shtëpia politike e brezave që besojnë në demokraci.



Të tjera
Mësoni arsyen se pse shkoni në tualet pasi pini kafe
Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë përmes ndërmjetësimit
Drita e Ramadanit për herë të dytë radhazi kampion në Kosovë