Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në Çabrat të Gjakovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me kolegë dhe bashkëpunëtorë, bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në Çabrat të Gjakovës, në nderim të sakrificës së tyre për lirinë dhe pavarësinë e shtetit.

Krahas homazheve, Kurti u takua me familjarë të dëshmorëve dhe të martirëve të komunës së Gjakovës, e cila në luftën e drejtë dhe çlirimtare i dha vendit 361 dëshmorë dhe 1022 martirë.

Vetëm ndërmjet 7 dhe 11 majit të vitit 1999 në këtë komunë ranë 26 dëshmorë dhe më shumë se 100 martirë, përfshirë fëmijë, të rinj, pleq, gra dhe burra, vrasjet e të cilëve janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, me qëllim shfarosjen e shqiptarëve.