IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java e ardhshme do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, ku do të alternohen periudhat me diell dhe vranësira. Reshje lokale shiu me intensitet të dobët deri mesatar priten kryesisht të martën, të mërkurën dhe vende-vende të premten, ndërsa në disa zona reshjet mund të shoqërohen edhe me shkarkime elektrike.

Sipas IHMK-së, temperaturat do të pësojnë rënie graduale në mesjavë, sidomos temperaturat minimale, të cilat në disa vise mund të zbresin deri në 3°C.

Temperaturat maksimale gjatë javës do të lëvizin kryesisht ndërmjet 15 dhe 23°C.

Do të fryjnë erëra të lehta deri mesatare nga jugperëndimi në fillimjavë, ndërsa nga mesi i javës do të dominojnë erërat nga verilindja dhe veriperëndimi.

Kushtet agrometeorologjike në përgjithësi paraqiten të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore, sidomos për perimet pranverore, drithërat dhe pemëtarinë. Reshjet e herëpashershme do të ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë në tokë, megjithatë temperaturat më të ulëta gjatë orëve të mëngjesit në mesjavë mund të shkaktojnë stres te kulturat më të ndjeshme në viset e ulëta dhe lugina. Fermerëve u rekomandohet të kenë kujdes gjatë trajtimeve me preparate mbrojtëse, duke i realizuar ato në intervalet pa reshje dhe me erëra të dobëta.

Sa i përket cilësisë së ajrit, ajo pritet të mbetet kryesisht e mirë deri mesatare në pjesën më të madhe të vendit, falë qarkullimit të masave ajrore dhe erërave të lehta që do të ndikojnë në shpërndarjen e ndotësve atmosferikë. Në zonat urbane mund të ketë rritje të lehtë të koncentrimit të ndotësve gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes, por pa ndikime të theksuara në shëndetin e qytetarëve.

E hënë

Mot me diell dhe vranësir të shpërndara.
Temperaturat minimale: 7-11°C
Temperaturat maksimale: 19-23°C
Era: Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-4m/s

E martë

Mot i ndryshueshëm, interva;le me diell dhe vranësira të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përcjella me shkarkime elektrike.
Temperaturat minimale: 6-9°C
Temperaturat maksimale: 17-20°C
Era: nga jugperendimi me shpejtësi 1-9m/s

E mërkurë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.Vranësirat vende-vende mund të shoqerohen me riga shiu.
Temperaturat minimale: 4-6°C
Temperaturat maksimale: 15-18°C
Era: kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.

E enjte

Mot me diell dhe dhe pjesërisht i vranët
Temperaturat minimale: 3-5°C
Temperaturat maksimale: 15-18°C
Era: nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

E premte

Mot i vranët dhe me intervale mediell diell . Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat mimale: 5-7 °C
Tmperaturat maksimale: 17-20°C
Era: nga drejtimi i veriperendimi me shpejtësi 1-6m/s