Trajneri Mikel Arteta ka lavdëruar gjyqtarin Chris Kavanagh për vendimin “të guximshëm” që mori duke anuluar golin e vonshëm të West Hamit, në fitoren 1-0 të Arsenalit të dielën.
Arsenali u shkëput me pesë pikë në krye të Ligës Premier pas triumfit minimal në “London Stadium”, ku Leandro Trossard shënoi golin vendimtar ndaj “Çekanëve”, të cilët po luftojnë për mbijetesë.
Megjithatë, ndeshja solli dramë në minutat e fundit: Callum Wilson kishte menduar se kishte rrëmbyer barazimin në minutën e 95-të, por pas një kontrolli të gjatë nga VAR-i, goli u anulua për shkak të një faulli ndaj portierit David Raya nga Pablo, në momentin e krosimit nga këndi.
“Me siguri do ta kujtoj këtë ditë. E dinim që do të ishte një ditë e vështirë, ata po luftojnë për jetën e tyre, ndërsa ne po përpiqemi ta fitojmë Ligën Premier”.
“Ka shumë në lojë. E nisëm ndeshjen shumë mirë dhe patëm tri raste të mëdha”.
“Pastaj erdhi lëndimi i Ben White, u desh të bënim një ndryshim dhe të përshtateshim, u desh të merrnim vendime të vështira. Hodhëm gjithçka që kishim për ta fituar”.
“U shpërblyem për atë guxim. Pastaj janë dy aksione, një me David Raya. Ai bën një pritje të pabesueshme, dhe pastaj polemika rreth golit të anuluar, që padyshim është një vendim i madh”.
“Kur kam pasur nevojë të jem kritik, kam qenë. Por duhet t’i përgëzoj ata (gjyqtarët). Duhet shumë guxim për të dalë dhe për t’i dhënë mundësinë gjyqtarit ta shikojë aksionin”.
“Kur e sheh pamjen, nuk ka asnjë dyshim, është faull i pastër. Ata ishin shumë të guximshëm”.
“Aksioni e meritonte këtë. Sipas mendimit tim, është shumë e qartë. Këto janë rregullat dhe ne kërkojmë vazhdimësi”./Telegrafi



Të tjera
Studim: 55 arsyet pse përfundojnë miqësitë midis njerëzve
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftuan edhe në Kosovë
Si ndikon izolimi te periodat