Sulmuesi i TSG Hoffenheimit, Fisnik Asllani ka folur për shanset e skuadrës për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pas fitores ndaj Werder Bremenit.
Hoffenheimi mori tri pikë të rëndësishme në javën e 33-të të Bundesligës, duke e mposhtur Bremenin me rezultat minimal 1-0 në “PreZero Arena”. Golin e vetëm në ndeshje e realizoi Bazoumana Toure në minutën e 26-të.
Pas këtij triumfi, Hoffenheimi renditet në vendin e pestë me 61 pikë, po aq sa Stuttgart që është në pozitën e katërt. Kjo do të thotë se, me vetëm edhe një ndeshje të mbetur, ekipi i Asllanit e mban ende gjallë shpresën për top 4, por përveç fitores së vet duhet të shpresojë edhe në një hap fals të Stuttgartit në javën e fundit.
Duke folur për objektivin e Ligës së Kampionëve, Asllani u shpreh optimist, por njëkohësisht kritik për mënyrën si u menaxhua ndeshja.
“Ëndrra për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve është ende aty”.
“Para së gjithash, fitorja ishte shumë e rëndësishme për ne. Megjithatë, duhej të kishim shënuar më shumë gola dhe, në fakt, patëm fat që nuk pësuam”.
Ai shtoi se një gol i dytë do ta qetësonte ekipin, ndërsa komentoi edhe vështirësitë kur luan kundër një kundërshtari që mbyllet në mbrojtje.
“Nëse do ta kishim shënuar golin e dytë, do të ishim më të qetë dhe më pak të shqetësuar. Ndoshta kartoni i kuq nuk na motivoi aq sa mund të mendoni.
“Të luash kundër një ekipi me lojtar më pak nuk është aq e lehtë sa duket. Bremeni u mbrojt shumë, luajti me kundërsulme dhe ne nuk gjetëm hapësira”.
Asllani shpjegoi edhe një moment kyç në aksionet ofensivë të Hoffenheimit.
“E ktheva shpejt topin prapa para portës dhe kështu i shfrytëzuam momentet kur Bremeni nuk ishte plotësisht i vëmendshëm”.
“Ndeshja ishte shumë e rëndësishme. Javën e ardhshme duam të përgatitemi. Jemi të fokusuar te vetja. Kur shikon çfarë bëjnë të tjerët, shpesh harron rolin tënd”.
“Ndeshja jashtë ndaj Gladbachut do të jetë e vështirë. Pastaj do ta shohim si shkon”, përfundoi Asllani.
Asllani përndryshe po e kalon sezonin e fundit te Hoffenheimi, ngase pritet të largohet në verë – me klubet si Barcelona, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund që kanë shprehur interesim./Telegrafi/



Të tjera
AAK-ja miraton listën zgjedhore, Gjini bartës i saj
Kurti takon kryeministrin e Nordrhein-Westfalen, shprehu mirënjohjen e thelle për mbështetjen historike të Gjermanisë
Argjentina publikon listën paraprake për Botërorin 2026, mungon Paulo Dybala