Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot në Schloss Bensberg të Gjermanisë ka hapur Konferencën Ndërkombëtare “Future Industry Minds 2026”, ku Republika e Kosovës këtë vit ishte vend partner.
Përmes një postimi, Kurti ka theksuar se gjatë qeverisjes së tij ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje të vazhdueshme, me një mesatare vjetore rreth 4 për qind, ndërsa Bruto Produkti Vendor ka arritur në 12 miliardë euro.
Ai ka bërë të ditur se, krahasuar me vitin parapandemik 2019, qarkullimi i përgjithshëm i bizneseve është dyfishuar, ndërsa fitimet e kompanive të sektorit privat gjatë mandatit katërvjeçar të qeverisë janë rritur për dy herë e gjysmë.
Kurti ka folur edhe për marrëdhëniet ekonomike mes Kosovës dhe Gjermanisë, duke thënë se ato ndodhen në një nivel të lartë, me qarkullim aktual prej 1.8 miliard eurosh.
Sipas tij, pjesën më të madhe e përbëjnë shërbimet me 1 miliard euro, ndërsa remitencat e mërgatës nga Gjermania arrijnë në 509 milionë euro në vit.
Ai ka potencuar se Kosova, si një nga vendet me popullsinë më të re në Evropë dhe me shumicën e të rinjve që flasin të paktën një gjuhë të huaj, ka potencial të madh për zhvillim ekonomik dhe fuqi punëtore të kualifikuar.
Kurti ka shtuar se kompanitë kosovare, shumë prej të cilave po marrin pjesë në këtë konferencë, tashmë janë partnerë të dëshmuar në tregun evropian, veçanërisht në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillimit softuerik, shërbimeve dhe logjistikës.



Të tjera
Disa gjeste që konsiderohen si të pahijshme
“Është mungesë respekt, dëgjoni ose largohuni”, Macron ndërpret samitin për shkak të zhurmës (Video)
Gjermani Daniel Siebert caktohet gjyqtar i finales PSG – Arsenal në Champions League