Qumështorja Drena kërkon mbështetje për prodhimin vendor

Drena bëhet aksionare në një nga qumështoret më të vjetra në Poloni

Pas një angazhimi disa mujor, kompanisë Drena i është besuar bashkëpunimi në cilësinë e aksionarit të dytë në njërën prej qumështoreve më të vjetra në Poloni.

Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm për kompaninë, e cila përmes punës, përkushtimit dhe përvojës në industrinë e qumështit po pozicionohet si një prodhues “Made in EU” në një nga rajonet më të zhvilluara blegtorale në Evropë.

Nga kompania bëhet e ditur se ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për brandin dhe produktet e saj, të cilat pritet që së shpejti të jenë më afër konsumatorëve evropianë.

Po ashtu, Drena ka garantuar bashkëpunëtorët dhe konsumatorët se do të vazhdojë të jetë e pranishme dhe edhe më e fuqishme në tregun e Kosovës, ndërsa në ditët në vijim do të publikohen më shumë detaje rreth këtij bashkëpunimi strategjik.