Kurti njofton aderimin e Adelina Tërshanit në VV, do të kandidojë për deputete

Kurti njofton aderimin e Adelina Tërshanit në VV, do të kandidojë për deputete

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se aktivistja feministe dhe autorja Adelina Tërshani i është bashkuar kësaj partie dhe do të kandidojë për deputete në legjislaturën e ardhshme, trnsmeton KosovaPost.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se Tërshani sjell një përvojë mbi dhjetëvjeçare në mbrojtje të të drejtave të grave, të rinjve dhe komuniteteve të margjinalizuara, duke e cilësuar atë si një zë të angazhuar në kauzat sociale dhe në hartimin e politikave publike.

Ai theksoi se ajo ka përfunduar studimet për Gazetari dhe Menaxhim të Konflikteve në Itali dhe se përfaqëson një zë intelektual e kritik që, sipas tij, do ta pasurojë programin e Vetëvendosjes për drejtësi shoqërore.

Sipas Kurtit, përmes angazhimit institucional dhe artit si formë rezistence, Tërshani do të vazhdojë betejën për barazi edhe brenda Kuvendit të Kosovës./Arbresh.info

Postimi i plotë: