Infermierët, shtylla më e rëndësishme e sistemit shëndetësor

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve, është shprehur mirënjohje dhe falënderim për punën e palodhur, përkushtimin dhe humanizmin që infermierët tregojnë çdo ditë në kujdesin ndaj pacientëve.

Në mesazhin e tij, Dr. Shpend Rustemi thekson se infermierët janë një nga shtyllat më të rëndësishme të sistemit shëndetësor, duke qenë gjithmonë pranë pacientëve me përkujdesje, durim dhe profesionalizëm.

“Puna juaj nuk është vetëm profesion, por një mision human që meriton respekt dhe vlerësim çdo ditë”, thuhet ndër të tjera në mesazhin urues te shkruar ne rrjetin e tij fac ebook.

Ai shpreh falënderim të sinqertë për kontributin e pazëvendësueshëm të infermierëve në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, duke uruar të gjithë infermierët për këtë ditë të veçantë.

“Urime Dita Ndërkombëtare e Infermierëve!”, përfundon mesazhi i Dr. Shpend Rustemit./Botaelajmeve.info