Edhe në këto zgjedhje, si Kryetar i Degës dhe Shef i Shtabit Zgjedhor në Prizren, do të jem plotësisht i angazhuar për mobilizimin dhe fitoren e LDK-së, sepse besoj se Kosovës i duhet një LDK e fortë dhe me vizion të qartë shtetëror”, ka theksuar Selmanaj.
Tutje kryetari i degës së LDK-së në Prizren ka theksuar se LDK-ja është më e madhe se secili prej nesh.
“LDK-ja është një ideal, është bindje është historia jonë përplot lavdi dhe e ardhmja që garanton stabilitet dhe zhvillim të shtetit tonë! Unë do të vazhdoj të jem aty ku kam qenë gjithmonë — në shërbim të LDK-së dhe të qytetarëve që besojnë në frymën rugoviane, në përgjegjësinë shtetërore dhe në politikën me dinjitet”, ka shkruar Selmanaj.
Ai ka theksuar bindjen se LDK do ta rigjejë forcën për t’u kthyer plotësisht te vlerat e saj burimore, aty ku parimet dhe merita janë themeli i çdo vendimi.



Të tjera
PDK publikon listën me 110 kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit
Aro Muriç e konfirmon largimin nga Sassuolo, e tregon edhe arsyen
Kuroni diabetin dhe sëmundjet e frymëmarrjes me karafil