Ish-deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pasi mbeti jashtë listës për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.
Selmanaj në një reagim në profilin e tij në Facebook ka shkruar se ishte vendim i tij për të mos kandiduar kësaj here për deputet.
Ai ka shtuar se përgjatë gjithë angazhimit tim politik, kam besuar se LDK-ja nuk është thjesht një subjekt politik, por një ideal, një mision shtetformues, një identitet politik dhe moral që ka mbajtur gjallë shoqërinë tonë, frymën institucionale dhe orientimin perëndimor të Kosovës.
“Pikërisht për këtë arsye, çdo përgjegjësi që më është besuar e kam trajtuar me përkushtim, me kujdes e ndershmëri dhe respekt ndaj vendit tim dhe anëtarësisë sonë të jashtëzakonshme.
Edhe në këto zgjedhje, si Kryetar i Degës dhe Shef i Shtabit Zgjedhor në Prizren, do të jem plotësisht i angazhuar për mobilizimin dhe fitoren e LDK-së, sepse besoj se Kosovës i duhet një LDK e fortë dhe me vizion të qartë shtetëror”, ka theksuar Selmanaj.
Tutje kryetari i degës së LDK-së në Prizren ka theksuar se LDK-ja është më e madhe se secili prej nesh.
“LDK-ja është një ideal, është bindje është historia jonë përplot lavdi dhe e ardhmja që garanton stabilitet dhe zhvillim të shtetit tonë! Unë do të vazhdoj të jem aty ku kam qenë gjithmonë — në shërbim të LDK-së dhe të qytetarëve që besojnë në frymën rugoviane, në përgjegjësinë shtetërore dhe në politikën me dinjitet”, ka shkruar Selmanaj.
Ai ka theksuar bindjen se LDK do ta rigjejë forcën për t’u kthyer plotësisht te vlerat e saj burimore, aty ku parimet dhe merita janë themeli i çdo vendimi. /Telegrafi/



Të tjera
Luftë hibride ndaj Kosovës? Eksperti paralajmëron skenarë të rrezikshëm para zgjedhjeve të 7 qershorit
Ndryshimet në renditje, këto janë “Top 10-shet” e partive politike për zgjedhjet e 7 qershorit
Konsumoni këtë frut për sy më të shëndetshëm