Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri homazhe në shënimin e Ditës së Martirëve në Korishë të Prizrenit.
Në masakrën e forcave të armatosura të Serbisë në këtë fshat, më 13 maj të vitit 1999, u vranë 77 civilë të pafajshëm, 14 prej të cilëve ishin fëmijë.
“Krimet si këto, ku u masakruan fëmijë e të moshuar, burra e gra, pa dallim moshe e gjinie, janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë” deklaroi Kurti.
Në Ditën e Martirëve të Korishës, kryeministri në detyrë Kurti kujtoi civilët shqiptarë nga Korisha dhe fshatrat Bllacë, Budakovë, Greikoc, Reshtan, Mushtisht e Maçitevë.



Të tjera
Interi e dyfishon epërsinë ndaj Lazios, shënon Lautaro
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-ën, por VV-ja i fitoi dy palë zgjedhje
Artistët p@lestinezë në G@za krijuan mural në mbështetje të futbollistit Lamine Yamal