Një finale me rivalitet, emocione dhe shumë luftë sportive, ku as 120 minuta lojë nuk mjaftuan për ta përcaktuar fituesin (1:1).
Vajzat nga Klina kaluan herët në epërsi me golin e Olsa Kuçit (4’), ndërsa KFV Prishtina nuk u dorëzua dhe arriti t’i barazojë shifrat në fund të takimit me golin e Rreze Gashit (86’), duke e çuar ndeshjen në vazhdime.
Edhe 30 minutat shtesë sollën lojë interesante dhe raste me goditje shtyllash nga të dyja skuadrat, por pa gola. Në fund, penalltitë vendosën fituesin, ku më të sakta u treguan futbollistet e Dukagjinit (5:4) duke festuar këtë trofe për të dytin vit radhazi.
Përgëzime për futbollistet, stafin teknik, drejtuesit dhe tifozët e KFF Dukagjini për këtë sukses të merituar.



Të tjera
Mungesa e ujit gjatë ditës shkakton pagjumësinë
Interi e dyfishon epërsinë ndaj Lazios, shënon Lautaro
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-ën, por VV-ja i fitoi dy palë zgjedhje