Komisionerja Kos vjen në Prishtinë të enjten, të premten mban tri takime, me Kurtin flet para medieve

Komisionerja Kos vjen në Prishtinë të enjten, të premten mban tri takime, me Kurtin flet para medieve

Numri një i BE-së për zgjerim, Marta Kos, do të qëndrojë në Kosovë, të premten.

Në fakt, komisionerja sllovene, vjen në Prishtinë, siç merr vesh KosovaPress, të enjten mbrëma, direkt nga Londra, ku gjatë ditës ka paraparë të ketë dy takime.

Në Kosovë ndërkaq, ajo ka planifikuar të realizojë tri të tilla.

Njëri nga ta, sipas një agjende të bërë të ditur nga Komisioni Evropian, do të jetë më ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

I dyti me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Me këtë të fundit, ka paraparë edhe një dalje para medieve, në orën 11 e 30.

Takimi i tretë i Kos në Prishtinë nuk është planifikuar të jetë me përfaqësues të opozitës, por me ata të shoqërisë civile.

Vizita e së premtes në Kosovë do të jetë e para për komisioneren për zgjerim në BE, prejse ajo mori detyrën, në vitin 2024. Agjenda e saj nuk parasheh ndonjë vizitë në vendet tjera të rajonit, para ose pas qëndrimit në Prishtinë.

Kos kishte planifikuar një vizitë në Kosovë më 12 mars, por ajo u anulua për shkak të zhvillimeve politike të atyre ditëve – presidentja Vjosa Osmani pati nxjerrë një dekret për shpërndarje të Kuvendit, më 6 mars meqenëse ky organ shtetëror nuk ia doli ta zgjedh kryetarin e shtetit, një ditë me herët, kur ishte afati i fundit për ta bërë një gjë të tillë.

Vizita e së premtes i bie të realizohet tri javë para zgjedhjeve të reja që mbahen në Kosovë, më 7 qershor.