18 minatorë vazhdojnë të jenë të ngujuar në minierën e “Trepës”, pas problemeve të raportuara me energjinë elektrike në objektin minerar.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, i cili bëri të ditur se fillimisht rreth 40 minatorë kishin mbetur të bllokuar, por shumica prej tyre kanë arritur të dalin përmes daljeve alternative.
Sipas Jonuzit, aktualisht 18 minatorë ndodhen ende brenda minierës, ndërsa ekipet përgjegjëse po punojnë për zgjidhjen e problemit dhe evakuimin e tyre të sigurt.
Ai theksoi se gjendja shëndetësore e minatorëve për momentin është stabile, por paralajmëroi se qëndrimi më i gjatë nën tokë mund të ndikojë negativisht në gjendjen e tyre.



Të tjera
Vera e nxehtë me plot veti të mira shëndetësore
Lëngu i qepës për rritjen e flokëve – A funksionon vërtetë?
Ushtrimet që mund të kenë efektin e kundërt