Lionel Messi po vazhdon të mahnisë në MLS.
Ylli argjentinas i realizoi dy gola dhe e dhuroi një asist në fitoren dramatike të Inter Miamit ndaj FC Cincinnati me rezultat 5-3, në një nga ndeshjet më spektakolare të sezonit.
Inter Miami kaloi i pari në epërsi në minutën e 24-të, kur Messi përfitoi nga një devijim në mbrojtje dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Megjithatë, vendasit reaguan shpejt dhe arritën ta përmbysin rezultatin me golat e Kevin Denkey dhe Pavel Bucha.
Skuadra e Miamit nuk u dorëzua dhe Messi e riktheu baraspeshën në fillim të pjesës së dytë, duke realizuar për 2-2 pas një aksioni të bukur ofanziv.
Cincinnati vazhdoi të ishte i rrezikshëm dhe Evander e riktheu avantazhin për ekipin vendas, por drama nuk kishte përfunduar.
Në minutën e 79-të, Mateo Silvetti shënoi për 3-3, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë Germán Berterame e realizoi golin e avantazhit për mysafirët.
Në minutat shtesë, Inter Miami e vulosi triumfin me golin e pestë pas një tjetër aksioni ku Messi ishte protagonist.
Messi i ka realizuar 61 gola dhe i ka dhuruar 42 asistime në 65 paraqitje në sezonin e rregullt të ligës MLS.
Me këtë fitore, Inter Miami e vazhdon serinë pozitive në MLS dhe e forcon pozitën në krye të Konferencës Lindore, ndërsa Lionel Messi e konfirmon edhe një herë formën e jashtëzakonshme që po e kalon në futbollin amerikan.



Të tjera
Dështon propozimi i kongresistit Self që të kushtëzohet Greqia me njohjen e Kosovës
A do të jetë trajner i Liverpoolit në sezonin e ardhshëm? Jep përgjigje Arne Slot
Vlerat e çokollatës për shëndetin mendor dhe tensionin e gjakut