Kongresmeni amerikan Keith Self ka bërë thirrje për rritje të presionit diplomatik ndaj pesë shteteve anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar njohjen e plotë ndërkombëtare dhe perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në Aleancë si faktorë kyç për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkan.
Këto komente Self i bëri gjatë një seance dëgjimore në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan, ku u diskutua për zhvillimet e sigurisë në rajon dhe rolin e Shteteve të Bashkuara në Evropën Juglindore.
Sipas tij, mungesa e njohjes nga disa vende brenda NATO-s krijon pengesa politike dhe institucionale që, siç vlerësoi, e ngadalësojnë konsolidimin e Kosovës në arkitekturën euroatlantike të sigurisë.
Kongresmeni amerikan vuri në dukje se angazhimi i Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor duhet të mbetet i vazhdueshëm, duke përfshirë edhe përpjekjet për të përmirësuar koordinimin me aleatët brenda NATO-s rreth çështjes së Kosovës.
Kosova ka shpallur pavarësinë më 2008 dhe është njohur nga shumica e vendeve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, por pesë shtete të Aleancës ende nuk e kanë njohur atë, çka vazhdon të jetë një nga pengesat në proceset e saj integruese ndërkombëtare.


Të tjera
Publikohen pamje nga vendi ku ndodhi përleshja mes Lushtakut dhe Mehanit të VV-së (VIDEO)
Publikohet fotoja e Mehanit, pas rrahjes nga Lushtaku
Përfitimet shëndetësore nga uji me hudhër