Pse nuk u pranua koalicioni me Fatmir Limajn? Deputetja e PDK: Mund të bashkëpunojmë në të ardhmen, por…

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në një lidhje direkte me “Top Story” u ndal te refuzimi i koalicionit me Nismën e Fatmir Limajt.

Ajo u shpreh se në natën e fundit përpara se të bëhej dërgimi i koalicioneve në KQZ, duke mos e përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi me Nismën pas zgjedhjeve.

“Ajo që e dallon PDK nga të tjerat, është sepse ka ndërvepruar dhe ka bashkëpunuar me LVV. Edhe kur u dogj salla e Kuvendit, PDK e ndihmoi Albin Kurtin të vinte në pushtet.

Unë personalisht dhe një pjesë tradicionale e partisë kemi qenë pro ardhjes së Fatrmir Limës. Ne, gjenerata jonë, gjenerata e dytë pas Hashim Thaçit e Fatmir Limajt, sepse ne kemi qenë në forumin rinor të partisë, ne ata i kishim si heronj, ata që kanë çliruar Kosovën. E kanë bërë luftën çlirimtare, kanë qenë të gatshëm të vdisnin për Kosovën, unë dhe shumë të tjerë besuam se këta do ta bënin Kosovën shtet.

Në realitet, nuk ka qenë kërkesë për koalicion. Herë është folur se do të shkrihet me PDK. Ishte nata e fundit për t’u regjistruar në KQZ si koalicione dhe është marrë vendimi për të mosvazhduar me të. PDK nuk e ka përjashtuar që në të ardhmen mund të bashkëpunoj me Fatmir Limajn”, tha ndër të tjera Musliu.