Botaelajmeve.info sjell reagimin e ish-deputetit të LVV-së, Fatos Geci, pas incidentit të raportuar ndaj Hysni Mehanit.
Sipas Gecit, sulmi fizik ndaj Mehanit është “i turpshëm dhe i papranueshëm”, ndërsa ai ka akuzuar ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, duke e lidhur rastin me deklaratat e mëhershme ndaj deputetes Adriana Matoshi.
Geci ka kritikuar ashpër edhe analistët politikë dhe mediat, për të cilat tha se “zgjedhin të reagojnë vetëm kur u konvenon”, duke shtuar se heshtja ndaj rasteve të dhunës është shqetësuese.
“Siç duket, nuk u mjaftua me ofendimet më të ulëta, por tani ka treguar edhe dhunë fizike ndaj një anëtari tjetër të VV-së”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë i Gecit ka nxitur diskutime dhe komente të shumta në rrjetet sociale./Botaelajmeve.info
https://www.facebook.com/photo?fbid=1581397673347665&set=a.250213039799475



Të tjera
Irani ende po i pret vizat për Kupën e Botës
Gjendet e vdekur gruja e zhdukur në Deçan, nga FSK-ja japin detaje
Mënyrat për të përballuar nxehtësinë e verës