Prokuroria dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë vizituar në Spitalin e Mitrovicës kryetarin e Qendrës së LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani, pas sulmit fizik që ndodhi sot në Skenderaj.
Vizita e organeve të rendit dhe drejtësisë vjen pas raportimeve për përfshirjen e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe shoqëruesve të tij në incidentin e ndodhur në kafeterinë “Solo” në qendër të qytetit.
Sipas reagimeve të deritanishme nga Lëvizja Vetëvendosje, Mehani ka pësuar lëndime pas goditjeve fizike dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.
Ndërkohë, autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje zyrtare lidhur me rastin, ndërsa pritet që hetimet të sqarojnë rrethanat e ngjarjes/Kosovanews



Të tjera
Kurti: Serbia po i vazhdon metodat e spastrimit etnik në Luginën e Preshevës
KQZ certifikon pjesëmarrjen në zgjedhje për Kuvend të 3 koalicioneve
Irani ende po i pret vizat për Kupën e Botës