Chelsea vihet pas Maignanit, por Milani nuk dorëzohet lehtë – Ekonomia Online

Chelsea vihet pas Maignanit, por Milani nuk dorëzohet lehtë

Mike Maignan ka përfunduar sërish në radarët e Chelsea, me mediat angleze dhe italiane që raportojnë për interesimin e “Bluve” ndaj portierit të Milan.

Megjithatë, situata mbetet vetëm në fazat fillestare dhe deri tani nuk ka asnjë ofertë konkrete apo negociata të avancuara mes klubeve.

Milani nuk e ka ndërmend ta lëshojë lehtë gardianin francez, të cilin e konsideron një nga shtyllat kryesore të skuadrës.

“Rossonerët” vazhdojnë të punojnë edhe për rinovimin e kontratës së Maignanit, ndërsa emri i tij vazhdon të lidhet me klube të mëdha evropiane, sidomos nga Premier League.