Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, ka njoftuar se ka vizituar në spital Hysni Mehanin, për të cilin tha se e ka gjendjen stabile, përcjell KosovaPost.
Sipas Vitisë, pas vizitës dhe ekzaminimeve mjekësore të kryera, gjendja shëndetësore e Mehanit është stabile, ndërsa pritet që gjatë ditës së nesërme të realizohen edhe kontrolle dhe ekzaminime shtesë.
“Përtej bindjeve politike, dhuna nuk mundet dhe nuk guxon të bëhet mjet komunikimi në një shoqëri demokratike. Sulmet fizike ndaj përfaqësuesve politikë, aktivistëve apo qytetarëve janë të papranueshme dhe cenojnë vetë frymën demokratike të vendit tonë”, ka shkruar ai.
Ai i ka uruar shërim të shpejtë Mehanit dhe ka shprehur mbështetjen e plotë për të.
“Kosova ka nevojë për përballje me ide, argumente dhe vizion për shtetin, jo me dhunë e frikësim”, ka shkruar tutje Vitia.



Të tjera
Vera e nxehtë me plot veti të mira shëndetësore
Lëngu i qepës për rritjen e flokëve – A funksionon vërtetë?
Ushtrimet që mund të kenë efektin e kundërt