Një polic i Maqedonisë së Veriut është arrestuar nga drejtoria e krimeve ekonomike e Policisë së Kosovës.
Ai është arrestuar si i dyshuar për prodhim të monedhës 2 euro false, ka mësuar tëvë1 nga burime brenda institucioneve të sigurisë.
Sipas burimeve edhe lokali i të arrestuarit në Shkup është bastisur ku janë gjetur dhe konfiskuar makineri për prodhimin e parave fallse.
Tëvë1 ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës për të konfirmuar rastin dhe për detaje tjera dhe do të sjellë informacione shtesë për këtë rast.



Të tjera
Vera e nxehtë me plot veti të mira shëndetësore
Lëngu i qepës për rritjen e flokëve – A funksionon vërtetë?
Ushtrimet që mund të kenë efektin e kundërt