Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos tha sot në Prishtinë se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën.
Kos këtë deklaratë e tha pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti në një konferencë të përbashkët për media.
Ajo që po përjetojmë sot në procesin e zgjerimit është përparimi dhe për herë të parë pas zgjerimit të fundit në vitin 2013 me Kroacinë, ekzistojnë perspektiva reale që në vitet e ardhshme të ketë shtete të reja anëtare”, tha ajo, raporton Telegrafi.
Tutje, komisionerja për Zgjerim tha se ky proces i anëtarësimit po shtyhet para edhe për shkak të çështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë.
“…Dhe kur kemi diskutuar për rolin e Kosovës në këtë, nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën. Kosova është pjesë integrale e një ‘pasqyre’ më të madhe. Arsyeja pse zgjerimi sot është shumë më tepër sesa thjesht zgjerim, ka të bëjë me kujdesin për sigurinë në Evropë, me të qenit bashkë, me bashkëpunimin rajonal që e përmendët edhe ju…”, tha ajo në konferencën me Kurtin, transmeton Telegrafi.
“…Sigurisht që ka vend për Kosovën në BE….Sa më e suksesshme të jetë Kosova në përmbushjen e reformave, sa më e suksesshme të jetë në dialogun Prishtinë-Beograd, aq më të mëdha janë gjasat që të jemi në gjendje të nisim negociatat, kjo është politike”, tha Kos.
Ajo theksoi se do të punoj pa u lodhur që ta ofrojë Kosovën më afër BE-së. “Nuk mund të mendojmë një Evropë pa Kosovën në të”, tha ajo.
“2026 është një vit që të gjej dhe të hap mundësi për Kosovën… Pas zgjedhjeve do të kthehem dhe do të diskutojmë akoma tema me rëndësi për Kosovën dhe BE-në”, tha ajo, duke potencuar rëndësinë që të ndërpritet ngërçi politik.
Sipas saj, shumë reforma kanë stagnuar për shkak të zgjedhjeve të përsëritshme.
Kos më tej ka folur për Planin e Rritjes, ndihmën financiare nga BE-ja, etj.



Të tjera
“PLAS NË SKENDERAJ” — Gucati shpërthen pas incidentit: “S’kemi luftuar për t’u përçarë mes vete!
Nura: S’ka ftesë zyrtare ende, por Lushtaku do t’i përgjigjet Prokurorisë
Lila Moss pozon ‘topless’ në setin provokues fotografik, duke ndjekur hapat e nënës së saj, Kate