Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, në vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë.
Haxhiu theksoi se Kosova e sheh të ardhmen e saj në Bashkimin Evropian.
Sipas, ushtrueses së detyrës së presidentes ky është orientim i qytetarëve tanë, projekt shtetëror dhe zgjedhje strategjike.
Prandaj, ka shtuar ajo, presin që përkushtimi ynë ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe vlerave evropiane të gjejë përgjigje të qartë edhe nga Bashkimi Evropian.
“E falënderova Komisioneren Kos për vizitën dhe për angazhimin e saj në procesin e zgjerimit. Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me institucionet e BE-së, në interes të qytetarëve tanë dhe të një Evrope më të plotë, më të sigurt dhe më demokratike”, ka thënë ajo.



Të tjera
KQZ: Nesër tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotim
Erdogan: Bota turkike të veprojë në solidaritet mes krizave rajonale dhe transformimit digjital
S’ka luajtur që pesë muaj, De Ligt “bëhet i gjallë” me deklaratën e tij